Betimi i ushtarëve të Gardës - (9 Shkurt 2000)

2019-12-12 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot në mjediset e repartit ushtarak të Gardës së Republikës janë zhvilluar festime më rastin e btimit të ushtarëve të rinj gardistë. Rreth 300 ushtarë kanë bërë betimin sot para ushtarakëve të lartë. I ftuar në këtë ceremoni ishte dhe drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare Veli Myftari.

Ceremonia e betimit ushtarak, një ritual i njohur për të gjithë ata që kryejnë detyrimin ushtarak, vijoj më pas me disa veprimtari të karakterit sportiv. Kështu janë kryer nga ushtarët ushtrime të tilla, si luftime trup me trup, ndalimi i tubimeve të paligjshme si edhe qitje. Pas ristrukturimit të saj Garda e Republikës ka aplikuar edhe një sërë ushtrimesh sportive që synojnë ngritjen e përgatitjes, si dhe përballimin e çdo situate të vështirë./tvklan.al

Free Traffic Exchange