BERAT - Disa banorë nga Durrësi të cilët u larguan nga qyteti bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit, u akomoduan në qytetin e Beratit në hotel "Belagrita". Biznesmeni dhe prodhuesi i verës Pëllumb Berberi vuri në dispozicion të banorëve të Durrësit të ardhur në Berat, 50 dhoma me dy apo tre shtretër secila.
Vete pronari Berberi bëri thirrje në rrjetet sociale qe ofron strehim si dhe ushqim falas për të gjithë ata banorë të prekur nga tërmeti. Aktualisht në hotelin e tij ndodhen rreth 150 persona të cilët janë akomoduar në dhomat e hotelit "Belagrita".