Një tjetër prokurori, ka nisur verifikimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke çuar në katër numrin e prokurorive në vend, që po hetojnë praktikat ndërtimorë në rastet e banesave që janë shembur nga tërmeti 6.4 ballë në Durrës. Drejtuesi i prokurorisë së Lezhës Milan Laskaj, i ka kërkuar policisë së këtij qarku, që të verifikojë në teren të gjitha ndërtesat që kanë pësuar dëmtime serioze, dhe këto dëme të referohen në prokurorinë e rrethit, shoqëruar edhe me tabelat fotografike të dëmtimeve dhe dokumentacionin përkatës të objektit.
Deri në këtë fazë, prokuroria e Lezhës është në periudhën e verifikimit të ndërtesave të dëmtuara, por pritet që në ditët në vijim, të regjistrojë një procedim penale për akuzën e ?Falsifikimit të dokumenteve?, ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Ndërtimit të paligjshëm?. Qarku i Lezhës, u prek ndjeshëm nga lëkundja e fuqishme e tërmetit, ndërkohë dy ditë pas goditjes, qeveria vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë qark,pasi shumë dëmtime në banesa sollën nxjerrjen të pastrehë të shumë banorëve të zonës.