Shkollat në Maqedoninë e Veriut pa kushte për fëmijët me aftësi të kufizuara

2019-12-12 0

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara u shpalosën kritika të mëdha për shkeljet që u bëhen personave të kësaj kategorie. Prindërit kërkojnë kushte më të mira për fëmijët e tyre. Margarita Milloshevska, nënë e një vajze me aftësi të kufizuara kërkon ndryshime të dispozitave ligjore me qëllim rritjen e shumës së shtesave dhe e njëjta të fillojë nga mosha 18 vjet dhe jo  26 vjet siç është për momentin.