Ka nisur punimet Samiti i NATO-s në Londër. Në një tavolinë me liderët e vendeve anëtare për herë të parë u ul edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili e cilësoi Aleancën Veriatlantike si faktorin më të rëndësishëm i paqes në botë. Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha se truri i NATO-së nuk ka vdekur por është më gjallë se kurrë, ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp tha se e gëzon fakti se do të rritet shuma që shtetet anëtare do ta japin për buxhetin e aleancës.