http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të gjitha bankat e nivelit të dytë janë të duke verifikuar klientet kredimarrës që janë prekur nga tërmeti I 26 nëtorit, me qëllim rishikimin e mundshëm të kushteve të kredisë. Guvernatori Genti Sejko zhvilloi një takim më bankat ku në fokus ishte krijimi I një plani masash të unifikuara, për të trajtuar kredimarrësit, pa kosto shtesë.Në fjalën e tij Sejko u kërkoi bankave tu vijnë në ndihmë klientëve duke ofruar të gjithë lehtësitë e mundshme si nëpërmjet rishikimit të kushteve të kredisë ekzistuese, ashtu edhe trajtimit të kujdesshëm të kërkesave të tyre në të ardhmen. Paralelisht me këtë fakt guvernatori u këroi bakave që të ofrojnë asistencë për klientët lidhur edhe me kontrata e sigurimit që ata kanë bërë.Për kreun e bankës qëndrore, përësore është vijimi i aktivitetit bankar në mënyrë të shëndetshme, ndërsa apeloi që pasojat e tërmetit të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë.Deri më tani nuk ka një panoramë të qartë të kredimarrësve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar.