DËMET/ Të harruarit e Belshit! Pallati iu shpall i pabanueshëm nga tërmeti 5.8 ballë

2019-12-12 1

Që prej tërmetit të 21 shtatorit 9 familje në fshatin Lisaj të Njësisë Administrative Kajan në Belsh jetojnë në çadra apo në stallë bagëtish. Shkak është bërë shpallja i pa banueshëm i pallatit në të cilin ata jetonin për shkak të dëmtimeve të mëdha që ka marrë nga lëkundjet sizmike tw shtatorit, 5.8 ballw. Në kushte mjaft të vështira, banorët shprehen se pavarësisht se ka kaluar më shumë se 2 muaj, për ta nuk është kujtuar askush, duke i lënë në mëshirë të fatit.

?Ne nga tërmeti në 21 shtator, na sollën çadrat, por në çadra nuk rrihet është shumë ftohtë. Inxhinieri erdhi nga Tirana dhe e nxori të pa banueshëm. 9 familje jemi?, tha një banor i pallatit.