Toka vazhdon të dridhet. Nga shumë pjesë të botës vijnë lajme për tërmete me intensitet të lartë.
Më e fundit, është regjistruar pranë ishujve Andreanof në SHBA, me manjitudë 6.1. Gjatë të hënës, qendra evropiano-mesdhetare e sizmiologjisë, EMSC regjistroi lëkundjen në juglindje të Alaskës ndërkohë që janë sinjalizuar ditët e fundit tërmete që vijnë nga cdo drejtim.
Ndërkohë që buletini i qendrës që sjell dridhjet e tokës thuajse në kohë reale, nga cdo cep i botës, ngjason me një buletin lufte.
Po të hënën, toka është dridhur edhe në Itali, më saktësisht, instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vulkanologjisë ka regjistruar dridhje të tokës me manjitudë 2.2 në territorin e Umbrias.
Epiqendra kish qenë në Cascia, në thellësi 10 km. Ndërkohë një tërmet me manjitudë 4.2 u regjistrua mbrëmjen e djeshme edhe në Shqipëri, në vazhdë të pas lëkundjeve që po ndjekin tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Ndërkohë që dy ditë më parë, tërmete janë regjistruar edhe në Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi, e po ashtu toka është dridhur ditët e shkuara edhe në Greqi.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH