Ora News - Prej 6 ditësh në makinë, banorët e Mamurrasit kanë një apel për Ramën

2019-12-12 0

#rtvora #oranews

Banorët e pallateve të dëmtuara në Mamurras kanë shndërruar makinat në shtëpi, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ata thonë se kanë frikë të futen në shtëpi pa u certifikuar nga ekspertët nësë përbëjnë rrezik.

Makinat janë bërë strehë prej ditësh e banorëve të 5 pallateve në qytetin e Mamurrasit të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Kam fut edhe komshinjtë në makinën time, i kam strehuar. Kam ngritur dhe një çadër këtu sepse askush nuk po vjen me vu dorë. I bëj thirrje Edi Ramës, të lutem shumë vë dorë në këtë popull."

Banorët thonë se i kalojnë netët aty pasi askush deri tani nuk u ka shkuar për tu thënë nëse mund të qëndrojnë brenda banesave.

"Zgjidhja jonë është të vinë ekspertë nga Tirana, nuk i dua fare këta të Laçit se ata ishin dhe nuk na dhanë zgjidhje."

"Kanë thënë se do të vinë ekspertë të shohin dëmtimin, e ka tulla, e ka themeli? Pallati duket që është i amortizuar."

Edhe para tërmetit banorët thonë se kanë pasur jetë të vështirë, ndaj tashmë kërkojnë ndihmë për të kapërcyer këtë sfidë të re.

"Kush të jetë, me opozitë, kryetar këshilli, bashkie, kryeministri, të vinë dhe tu jap çelësin të rrinë një natë brenda me kalamajtë e vet dhe unë kam për shkuar për të ndenjur gjithë jetën në atë hyrje ku do të më lënë ata."

Pallatet e dëmtuara në Mamurras janë ndërtuar kryesisht para viteve '90 dhe siç tregojnë pamjet kanë pësuar dëmtime të dukshme, por për rrezikshmërine e tyre pritet fjala e ekspertëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/prej-6-ditesh-ne-makine-banoret-e-mamurrasit-kane-nje-apel-ramen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange