Bullgur me mish vici
1 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
300 gr tul viçi (në minikubikë)
1 qepë
2 thelpinj hudhër
2 speca jeshil
1 lugë gjelle salcë
2 gota bullgur
1 lugë gjelle trumzë
½ lugë çaji nenexhik
Kripë dhe piper i zi
4 gota ujë ose lëng mishi
1 domate në kubikë të vegjël
Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin dhe vajin dhe kavardisim mishin e prerë në minikubikë derisa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë qepën të prerë imët dhe I kavardisim së bashku derisa qepa të zbutet, hudhrat e prera imët, specat në kubikë dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar 1 lugë gjelle salcë. Shtojmë bullgurin dhe e skuqim pak me përbërësit e tjerë dhe para se të shtojmë ujin shtojmë erëzat e tjera, I trazojmë duke shtuar ujin e nxehtë ose lëng mishi, e trazojmë bullgurin, I vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Pas 5 minutash shtojmë tulin e domates (jo lëngun), të prerë në kubikë të vegjël, e lëmë të ziejë dhe për 10 minuta të tjera e më pas e largojmë, i vendosim tenxheres një picetë e më pas kapakun, e lëmë kështu dhe 15 minuta sa të qetësohet e më pas e shërbejmë të ngrohtë.