Kreu i ekzekutivit tha se objektiv është përfundimi i lagjeve të 'Rilindjes' sikur i cilësoi ai ato që do të ndërtohen për të goditurit nga tërmeti sderi në vitin 2021, teksa pallatet e vjetra në Kombinat do të shemben. "Kush do që të dijë se cfarë po shpenzohet mjafton të klikojë dhe të shikojë cdo lek të shpenzuar, ju lutem kjo është e domosdoshme për transparencën. Në pranverë duhet të jemi në kantier në lagjen e re të Durrësit, në Tiranë kur të zgjedhim nëse do të jenë dy apo një lagje.
Një lagje e vetme do të ishte pranë Kasharit në hapësirën kur është hapësira e një zone të re ekonomike. Dy lagje do të ishin një në Kombinat tjetra te Uzina e Autotraktorëve në Shkozë dhe lagja e re në Laç. Në Laç të fillojë shembja e atyre pallateve që tani. Ndihmoni njerëzit të marrin ato që kanë brenda dhe pastrojini. Në Tiranë dhe Durrës zonat e identifikuara janë hapësira shtetërore. Edhe në Kombinat të fillojë shembja e pallateve të tjera, që i kanë dhënë Shqipërisë shumë figura të njohura dhe qeverisë Erjon Braçen" tha ai.