Mustafa Muçi me punëtorët e fabrikës së duhanit Shkodër - (7 Shkurt 2000)

2019-12-12 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të rivihet në punë fabrika e duhan cigareve Shkodër. Kjo është kërkesa e një pjese të punonjësve të kësaj fabrike, në takimin me ministrin e Ekonomisë dhe Privatizimit, Mustafa Muçi. Fabrika e tyre e dhënë me qera një pronari privat që në Maj të vitit ?99, me një kontratë 1 vjeçare prishet shumë shpejt pa përfunduar nga vetë qiraxhiu dhe 3000 punëtor të kësaj fabrike kanë mëse një muaj pa punë.

Një pjesë e saj është irentabël. Subvencionimi nga shteti nuk realizohet dotë pasi kjo fabrikë ka 10 vite që nuk nxjerrë fitime. Në këtë takim nuk u ra në propozime definitive, port ë dyja palët do të ritakohen edhe njëherë, për të diskutuar variantet e hedhura.

Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit, Mustafa Muçi është shprehur i gatshëm për zgjedhje të pranueshme brenda kuadrit ligjor dhe të dyja palët kanë rënë dakort se nuk do të ketë kthim prapa nga procesi i privatizimit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Free Traffic Exchange