Bllok bota, avioni peng, Kroaci, Finlandë - (7 Shkurt 2000)

2019-12-12 0

Arkiva Lajme bota - Tv Klan 2000

Në pistën e aeroportit londinez, policia britanike vazhdon negociatat me rrëmbyesit e avionit të Arianës, kompanisë së flamurit afgan. Në bordin e avionit janë tashmë 165 vetë, sipas llogaritjeve të fundit të forcave të rendit, të cilët janë të interesuar për mbarvajtjen e gjndjes shëndetësore të pasagjerëve. Oficeri i policisë nuk mundi të jepte asnjë element mbi numrin e piratëve të ajrit dhe as mbi kërkesat e tyre që vazhdojnë të jenë të pasigurta.

Një numër i konsideueshëm forcash policore zuri vend në afërsi të avionit por autoritetet britanike duket se i kanë dhënë prioritet të menjëhershëm bisedimeve. I rrëmbyer ndërsa ndodhej në Afganistan, avioni bëri një ndalesë në Usbekistan dhe në Kazakistan dhe më pas në Moskë, përpara se të mbrrinte në aeroportin londinez. Në Moskë rrembyesit liruan fillimisht 3 pasagjerë, të cilët i thanë autoriteteve se 10 njerëz të armatosur kanë aeroplanin nën kontroll. Mendohet se rrëmbyesit e Boingut Afgan 727, duan të bëjnë presion nëpërmjet pengjeve për lirimin e elementeve islamik të burgosur.

Janë rreth 4 milion zgjedhës kroat që so në orën 7 kanë filluar turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kroate nga ku do të dal pasuesi i Franjo Tuxhmanit. Në turin e dytë përball janë centrist Stipe Mesiç 65 vjeç dhe social liberali Drazhen Dubisha. Mesiç fitoi turin e parë më 24 Janar, kundrejt Budishas. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19 dhe rezultatet e para priten pas mesnatës.

Gjithashtu zgjedhjet presidenciale kanë përfunduar dhe në Finlandë, ku socialdemokratja Tarja Halonen, u zgjodh president e Finlandës. Halonen është e para grua presidente e Finlandës dhe do ta marrë këtë post duke nisur nga data 1 Mars e këtij viti.

Një bombë shpërtheu dje në mbrëmje në pjesën e pasme të një hoteli në Irlandën e Veriut bëri të ditur policia. Nuk ka njoftime për viktima gjatë shpërthimit. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por paralajmërimet u bënë nëpërmjet një telefonate, që tha se ishte pjestar i IRA-s, ushtrisë republikane të Irlandës. Duket se procesi i paqes në Irlandën e Veriut është sërisht në krizë./tvklan.al