http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në fshatin Mal i Bardhë të Kurbinit 15 banesa janë tërësisht të pabanueshme. Të paktën 100 banorë kanë mbetur të pastrehë.Banorët akuzojnë institucionet se deri më sot askush nuk ka vajtur të shohë gjendjen e tyre.Edhe në mamurras situata nuk është e mirë. Vetëm në këtë zonë janë 6 mijë banorë, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti. Një prej tyre këkron një cadër që të qëndrojë me familjen.Familja Zherri në një fshat të fushë krujës është në qiell të hapur. E zonja e shtëpise Liljana, e cila jeton vetëm me vjazën, thiotë se nuk futet në shtëpi pasi ka frikë.Këta banorë i bëjnë apel autoriteteve vendore që të shkojnë sa më parë për të vendosur nëse shtëpitë e tyre janë të sigurta e po ashtu të japin ndihma konkrete për sistemimin e përkohshëm.