Report TV - Xhaçka: Tërmeti ishte me përmasa apokaliptike! Miku i mirë njihet në kohë të vështira

2019-12-12 0

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi reagimin dhe ndihmën e vendeve të BE-së pas tërmetit tragjik në Shqipërisë, ndërsa shprehu besimin se mbështetja e unionit do të vijojë për rimëkëmbjen e zonave të prekura. "Miku i mirë njihet në kohë të vështira. Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shkatërrues por do ia dalim që të ndërtojmë cdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë. Mes zisë edhe dhimbjes e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët.

Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm. Do të kishim pasur me shumë jetë të humbur pa 780 ekspertët që luftuan për shqiptarët, do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani. Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve. Sfidë është rimëkëmbja, unë jam optimiste nga mesazhet, gatishmëria dhe ndihmat e vendeve të BE-së që nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë" tha Xhaçka.