Report TV - Rama: Sot vendosim për buxhetin, barrë të jashtëzakonshme për tërmetin

2019-12-12 0

Buxheti i shtetit do të mbajë barrën më të madhe pas tërmetit tragjik. Sot, tha Rama do të ketë një takim me Anila Denajn dhe Arben Ahmetajn për të vendosur piketat për buxhetin që duhet të kalojë në parlament në 5 dhjetor në parim, por me shumë ndryshime nga ai që ishte planifikuar pak javë më parë për shkak të situatës së jashtëzakonshme dhe ndihmës për familjet në nevojë nga tërmeti.

"Sot kemi një takim me ministrinë e Financave dhe Kryetarin e Komitetit të Rindërtimit për të parë si do të riorganizojmë buxhetin, pasi duhet të miratohet në parlament në datën 5 dhe duhet të ketë brenda edhe atë fokusin tek fatkeqët dhe rindërtimin.

Buxheti ka një barrë të jashtëzakonshme për të mbajtur të gjitha nevojat, sepse jeta normale do të kthehet dhe dielli do të dalë prapë dhe asgjë nga ato që bëhen nuk mund t'u privohet njerëzve. Idetë janë të mira dhe skema që po formësohet është fituese, buxhet-donatorë dhe kontributet e njerëzve që janë të papërfillshme në raport me të tërën, por janë të nevojshme" tha Rama.