Report TV - Humbën familjarët/ Emrat që përfitojnë pension të posaçëm

2019-12-12 0

TIRANE-Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm në orën 07:00 mbledhjen e pestë të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave pas tërmetit tragjik dhe shpalljes së emergjencës në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe në Laç. Në mbledhjen e sotme qeveria mori disa vendime të rëndësishme. Kreu i qeverisë zbuloi emrat e personave që do të përfitojnë një pension special pasi humbën familjarët e tyre nga tërmeti.

"Sot miratojmë dy projektvendime si fillim për një trajtim të posacëm financiar lidhur me fatkeqët më të mëdhenj në këtë histori që kanë nevojë për një ndihmë me karakter të përhershëm, për të gjithë jetën. Si rezultat tragjedisë që u ka shkatërruar familjen dhe për ata që janë në moshë të thyer dhe përvec pensionit të tyre duhet të ndihmohen me një trajtim plus sa tetëfishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm që në masën më të lartë shkon në 60 mijë lekë të reja" tha Rama.

Free Traffic Exchange