Kenga magjike me moton: “Kendo per te ndertuar”

2019-12-12 3

Kënga Magjike në të dielën e saj të fundit për fazën e parë dhe një mesazh: Këndojmë për të ndërtuar!
Jason Walker artisti nga SHBA, i renditur pesë herë në vendin e parë në billboard-et e Dance Music Recording Artist, u solidarizua me situatën duke ja dedikuar interpretimin momentit të vështirë që kalon vendi ynë.
Ndërsa pas një mungese 4 vjeçare, rikthehet një kampione e festivaleve? Juliana Pasha. Edhe ajo mbështeti nismën që ky edicion, me të ardhurat nga biletat do të ndërtojë nga e para shtëpinë e një familje të prekur nga tërmeti.
Kjo javë ishte vendimtare edhe për kategorinë New Artist, ku juria e festivalit votoi se cilët prej tyre do të këndojnë në Pallatin e Koncerteve.
Nga 31 këngëtarët e kualifikuar në fazën e parë, vetëm 18 prej tyre u kualifikuan për në netët gjysmëfinale.
Sot u njohëm edhe me artistët e natës së parë dhe natës së dytë të cilët do të sjellin spektakël si asnjë vit tjetër në datat 4 dhe 5 Dhjetor, ditën e mërkurë dhe të enjte.
Ndërsa mbrëmja e të shtunës, pritet të jetë finalja e madhe e cila çdo vit ka mbërritur rekorde shikueshmërie, me një kërkesë të jashtëzakonshme për ta parë në Pallatin e Koncerteve.
E ndërkohë që biletat e Këngës Magjike janë një kontribut, ne presim që salla të jetë e mbushur plot jo vetëm me dashamirës të këngës, por edhe me ata që solidarizohen me nismën e Festivalit.