Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu, Rrapo Ormeni ka bërë me dije se lëkundjet e fundit që po ndihen në zonën e Durrësit dhe në qarqet e tjera përreth është një proces normal pasi është e nevojshme që energjia të çlirohet.
Ormeni ndër të tjera ka deklaruar se të gjitha pasgoditjet kanë pasur një trend në ulje dhe kjo nuk ka asnjë vend për panik.
"Siç kemi theksuar gjatë ditëve në vijim, kanë rënë shumë pasgoditje, 1300 të tilla që nga data 26. Duhet pasur parasysh, ata që janë të dallueshëm, 3 lëkundje kanë qenë mbi 5 rihter , 25 mbi 4 rihter , 130 mbi 3, ndërsa të tjerët nuk ndihen por regjistrohen nga aparaturat. Që nga mbrëmë kemi patur të tjera pasgoditje. Është diçka normale, që energjia të çlirohet. Te kemi 4.5 dhe madje edhe 5. Kjo tregon se energjia po çlirohet nga zona sizmike. Është e nevojshme të kemi çlirim energjie dhe pasgoditje. Nuk ka vend për panik. Sigurish as në zonën e Durrësit. Në Tiranë ai vjen një ose 1.5 shkallë më e vogël. Kjo nuk shkakton dëme vetëm tek banesat që janë dëmtuar rëndë. Kjo është normale të çlirohet energjia. Është një proces normal, njerëzit duhet ta dinë se energjia duhet të çlirohet. Populli besoj është bërë i vetëdijshëm se kanë rënë disa pas goditje dhe nuk kanë bërë pasoja. Ka pasur vite që nuk binin tërmete. Kjo gjë është normale. Tërmeti i shtatorit pati pasgoditje rreth një muaj e ca. Ishin të lehta. shpeshtia po vjen duke u zvogëluar edhe magnituda e tyre. Trendi i tyre do të jetë gjithmonë në rënie. Nuk kanë asnjë lloj efekti." tha Ormeni.