Ora News - Rama shpalos opsionet për banorët e Thumanës: Fondi prej 1 milionë lekësh aktivizohet sot

2019-12-12 0

#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dy opsione për banorët e Thumanës, të qëndrojnë në zonën e tyre ose të shpërngulen për të jetuar në Tiranë.

Sipas kryeministrit zgjidhja më e mirë për ta është largimi nga zona ku humbën jetën rreth 22 persona, për shkak se qëndrimi atje do bënte të vështirë rikuperimin e tyre psikologjik.

Edi Rama: ?Familjeve të dërrmuara të Thumanës ju duhet dhënë opsione nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty apo të vijnë në Tiranë. I kemi zgjidhjet në të dy rastet por besoj që për familjet që kanë pasur këto goditje kaq ekstreme ikja nga ai vend si ishte zgjidhja më e mirë pasi qëndrimi aty në zonën ku humbën gjithë ato njerëz do e bënte të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre dhe sidomos të fëmijëve. Është me shumë rëndësi që procesi të bëhet urgjent.?

Ndërsa shtoi se fondi prej 1 milionë lekësh për familjet e prekura duhet të aktivizohet që sot, duke mos harruar familjet e dy vëllezërve kosovarë që humbën jetën në Durrës.

Edi Rama: ?Maksimumi i maksimumit të maksimumit brenda mesit të dhjetorit duhet të jenë nëpër shtëpia. Fondi prej 1 milionë lekësh të reja për çdo familjet duhet të aktivizohet sot. Mos harroni që janë edhe dy familje në Kosovë që duhen kontaktuar dhe duhet ta marrin këto fond.?

Kryeministri shtoi se fëmijët do marrim 15 mijë lekë bursë ndërsa të moshuarit pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë.

Edi Rama: ?Ndërkohë që fëmijët duhet të marrin bursën duke përfshirë edhe muajin nëntor padiskutim, bursën mujore prej 15 mijë lekësh të reja që do ta kenë deri në fund të shkollimit të tyre, të mbarimit të shkollës së mesme apo universitetit sipas rastit. Ndërkohë që për pensionistët nuk bëhet fjala për një pension të veçantë të çfarëdoshëm, por për pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë që jepet me vendim qeverie, për personalitet që kanë kontribuar në jetën e vendit dhe që është pensioni më i lartë në Shqipëri. Të gjithë pensionistët në këto familje aktualisht do marrin këto pension dhe shuma duhet të jetë e lëvrueshme menjëherë.?

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-shpalos-opsionet-banoret-e-thumanes-fondi-prej-1-milione-lekesh-aktivizohet-sot

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange