Rama: Sot mbidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit! Konferencë informimi me ekspertë të huaj

2019-12-12 0

Kryeministri Edi Rama teksa kujtoi mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtmit, paralajmëroi një konferencë informimi publike që të ekspzojnë fotografi që njerëzit të mësojnë të identifikojnë dëmet nga tërmeti.

"Kemi grupe inspektorësh që kanë ardhur, grupe që po vijnë dhe është me shumë rëndësi të garantohet organizimi i plotë i punës. Këta ekspertë janë të përgatitur për këto situata. Unë i kam kërkuar të gjithëve dje dhe kemi filluar punë për të filluar sa më shpejt një konferencë informimi publike që të ekspozojnë fotografi, fakte nga puna e tyre me shpjegime teknike që njerëzit të dallojnë mes godinave të krisura dhe godinave të rrezikuara. Pamja e jashtme e godinave nuk është tregues i një situate të rrezikshme. Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit', tha Rama.