Banoret e Durresit rrezikojne koken, futen ne pallatet e rrezikshme per te nxjerre mobiljet

2019-12-12 5

Kur kanë kaluar katër ditë nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit, banorët po mundohen të shpëtojnë çfarë të munden nga banesat e tyre të dëmtuara.

Në Durrës, që është dhe një nga zonat më të prekura të tërmetit, ata banorë që kanë mbetur në qytet, po futen nëpër pallatet e rrezikuara për të nxjerrë orenditë shtëpiake.

Kamera e televizionit Klan ka mundur të filmojë një rast të tillë, ku në pallatin e rrethuar me shirita, qytetarët kanë hyrë në brendësi dhe kanë nxjerrë pajisjet.
Gazetarja e Tv Klan, Brunilda Cami, thotë se ky pallat është shpallur i pabanueshëm dhe është i rrezikshëm për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar nga lëkundjet sizmike.

Qëndrimi në të është i ndaluar rreptësisht, dhe për këtë arsye është rrethuar me shiritë nga policia. E megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar banorët të rrezikojnë kokën për të shpëtuar mobiljet, për të cilat thonë se kanë punuar një jetë.

Banor i pallatit: Kam punuar një jetë të tërë që kam vënë dy lecka, edhe është gjynah që të më shkojë dëm.

-Ju kanë njoftuar që në këtë pallat nuk duhet të futeni se është i rrezikshëm?

Banor i pallatit: Po, po, detyrimisht!

-Pavarësisht kësaj ju keni vazhduar?

Banor i pallatit: Ne kemi vazhduar se na dhimbset shpirti.

-Do t?i nxirrni të gjitha?

Banor i pallatit: Besoj se po, te fundi jemi.