#rtvora #oranews
Kryeministri Edi Rama ishte sot paradite në zonën e Kombinatit për të parë nga afër dëmet. Gjatë kohës pati takime me banorët e tensiounar. Në bisedë e sipër me një banore ai tregoi se kur bie tërmet nuk lëviz nga krevati pasi sipas gjithçka është e shkruar.
Banorja: Kam fjetur jashtë po të them
Rama: Mirë pra ke fjet jashtë por je këtu me mua se të tjerat që nuk dolën dot jashtë ikën në botën tjetër.
Banorja: Kam ruajtur kokën
Rama: Ke ruajtur kokën se të ruajti edhe pallati se po mos të ruante pallati e shikoje kokën.
Banorja: Nuk kam pallat, por shtëpi një katëshe
Rama: A ti ke shtëpi një katesh, çfarë bën ti këtu, ne po flasim për këta të pallatëve për momentin. Ne të dy unë katunari dhe ti qytetarja që e kemi një katëshe 5 hapa e kemi, megjithëse unë nuk lëviz nga krevati ra nuk ra. Është e shkruajtur kjo. Nuk është histori që vrapove ti dhe shpëton. Vrapove ti ike nga tërmeti, ike në rrugë, rrëshqite te lëkura portokallit. Varet si është e shkruar. Të lutëm ne duhet të bëjmë tonën.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cfare-ben-rama-kur-bie-termet-ra-apo-sra-une-sleviz-nga-krevati-eshte-e-shkruar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp