Kryeministri Edi Rama ishte në Vorë ku takoi banorët e akomoduar në kampin e kësaj zone. Në prononcimin për Top Channel, Rama foli për mënyrën e akomodimit të banorëve të zonës së Vorës, shtëpitë e të cilëve janë shpallur të pabanueshme.
?Natyrisht nuk mund tu themi banorëve të Vorës që shkoni akomodohuni në hotele në bregdet pasi është një çoroditje e madhe. Pjesa më e madhe e tyre punojnë në kryeqytet. Njëri ishte ndihmës infermier dhe nuk mund shkojë nga Golemi në QSUT. E njëjta gjë me zonat rurale si zona e Bubqit. Njerëzit aty janë të lidhur me tokën, janë të lidhur më bagëtitë me prodhim dhe nuk mund ti marrim ti çojmë në distanca aq të largëta?- tha Rama.
Kyreministri foli edhe për eskpertët e hauj që kanë mbërritur në Shqipëri të cilët do të analizojnë banesat e prekura nga tërmeti.
?Sapo kanë ardhur ekipet e para nga jashtë të cilët do të bëjnë analizën me çfarë nuk shkon fare dhe çfarë mund të riparohet. Aty ku do të kemi përgjigje negative do të shemben godinat dhe do të gjejmë zgjidhje të tjera?- tha kryeministri.
Rama u kërkoi banorëve të kenë durim pasi qeveria po punon maksimalisht për përmbushjen e çdo nevoje të personave të prekur nga tërmeti.