Pas Durrësit dhe Thumanës, Rama është zhvendosur në Lezhë në një kompleks ku ka takuar disa prej familjeve që janë akomoduar. Gjatë bisedave me fëmijët dhe prindërit e tyre, kryeministri për të shtensionuar situatën ka bërë edhe disa batuta, ndërsa shkruan në facebook se më në fund 'një buzëqeshje'. "Qetësohuni, pushim dhe gjumë, mos e keni mendjen te tërmeti, do u duket sikur tundet, por nuk është e vërtetë. Kush ka nevojë për ilaçe duhet të regjistrojë emrin dhe ne do të sjellim mjekun. Ju nuk do të fusni dorën në xhep për asgjë. Unë jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë, këta më shikojnë mua sikur shikonim ne kur ishim të vegjël ariun e cirkut" thotë Rama.