Ora News - Inxhinieri sqaron pse tërmeti i 26 nëntorit ishte shkatërrues

2019-12-12 0

#rtvora #oranews
Kanë kaluar dy ditë nga tërmeti shkatërrues që la pasoja shumë të rënda në disa qytete të Shqipërisë ku janë regjistruar me dhjetëra viktima.

Shumë shtëpi e ndërtesa janë shkatërruar ndërsa të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme dhe rrezikojnë shembjen.

Inxhinieri Arben Meçe i ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News shpjegoi shkaqet e dëmtimeve katastrofike në Durrës të cilat vijnë si pasojë e lëvizjeve të tërmetit në drejtim horizontal.

Meçe: Në këtë moment pallati duket sikur është mbi një sustë. Lëvizja është vertikale dhe vala e tërmetit vjen nga poshtë-lartë. Po të shohësh me kujes pallatin që lëviz, në vende të ndryshme lëviz ndryshe pasi në një pjesë toke, vala goditëse vjen në ndryshe, diku ulet ndërsa diku ngrihet. Kjo lëvizje quhet akselogramë. Kjo ka lëvizje vertikale sepse ndodhet në presionin e tërmetit vertikal, që nuk është vetëm ky sepse ka dhe tërmet horizontal. Për hir të së vërtetës sa më thellë të ndodhet epiqendra e tërmetit, aq më tepër ballafaqohesh me tërmetin vertikal. Këtë rradhë ishte horizontale dhe bëri që në Durrës të gjithë objektet pësonin këtë skemë lëvizje. Lëvizja vertikale është më e zhurmshme sepse ka objekte që ulen dhe bien ndërsa lëvizja horizontale është më katastrofike.

Horizontalja punon me elasticitetin e ndërtesave. Kolonat mund ta mbajnë presionin nga sipër ndërsa në përthyerje nuk mbajnë. Kur është vertikal, tërmeti e ngarkon kolonën nga sipër ndërsa horizontalja e përthyen. Ne pritshmërinë e shkatërrimit e kemi tek goditja horizontale. Atë llogarisim që shkatërron, madje po të shohësh të gjithë Durrësin, që ka gjithë ato defekte i kanë nga goditja horizontale.

Ai bën një diferencim mes dy llojeve të lëvizjes së tërmetit dhe thekson se ai horizontali është më shkatërrimtar.

Strukturat e ndërtesave në Durrës nuk janë të ndërtuara mirë nga ana teknike ndaj ai i klasifikon të gjitha ato që kanë pësuar dëmtime si të pabanueshme.

Inxhinieri Meçe i bën thirrje qytetarëve të Durrësit të dalin nga shtëpitë e tyre nëse ndërtesat janë dëmtuar, qoftë edhe pjesërisht.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/inxhinieri-sqaron-demet-nga-termeti-levizjet-horizontale-jane-shkaterruese-pt

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange