SOLIDARITETI/ Erdogan: Do ndërtojmë 500 njësi banimi për të goditurit nga tërmeti

2019-12-12 0

Forcat e ushtrisë shqiptare, zjarrfikëset, forcat speciale, emergjencat civile dhe grupet e shpëtimit nga vendet partnere, Italia, Franca, Turqia, Serbia, Kosova, Rumania, Kroacia, Zvicra, Greqia etj, u bënë bashkë, për të nxjerrë trupat nga rrënojat e tërmetit vrastar që goditi vendin tonë.

Heronjtë e heshtur kanë punuar në kushte të vështira, ditë e natë, duke përparuar në çdo centimeter me shpresën se diku kishte jetë.Një tragjedi si kjo e 26 nëntorit, e cila do të mbetet e rrënjosur në memorien tonë kolektive, vazhdon të nxjerrë në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit nga shumë shtete europiane dhe më gjerë, individë dhe organizata, të cilat kanë ofruar ekipe, specialistë, mjete të mbrojtjes civile dhe ndihma financiare.