Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

2019-12-12 0

Edhe Laçi do të futet në territorin ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

?Edhe Laçi do të futet në territorin e gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që çdo i dëmtuar nga Laçi të mos ndihet i përjashtuar?- tha kryeministri.

Më poshtë kryeministri tha se banesat që janë shpallur të pabanueshme do të shemben shumë shpejt.

?Më duhet edhe të riktheksoj se të gjitha palestrat duhet të zbrazen dhe t?i kthehen nxënësve të shkollave. Kjo për zonat urbane. Për zonat rurale do bëjmë çmos që të mos i largojmë nga zona e tyre pasi puna e tyre është e lidhur me bujqësinë. Nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër?- tha kryeministri.

As sot Rama nuk i kurseu kritikat për mediat, duke qenë i ashpër me ata që përhapin panik ose publikojnë lajme të rreme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Free Traffic Exchange