Zbulohet mashtrimi “Rilindja”, mblidhte para online - News, Lajme - Vizion Plus

2019-12-12 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një person ka rënë në pranga pasi e ka shfrytëzuar situatën e jashtëzakonshme pas tërmetit për të përfituar nga solidariteti i qytetarëve, duke mashtruar. Policia e shtetit, në një komunikim zyrtar ka bërë të ditur se 30 vjecari nga Lezha, Arjan Meli, ka përdorur rrjetin social facebook duke kërkuar ndihmë për të prekurit nga tërmeti, në emër të kryeministrit Edi Rama.?Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara kundër krimit kibernetik, në bashkëpunim me strukturat kundër krimit ekonomik dhe financiar gjatë ditës së sotme ka evidentuar dhe goditur një rast flagrant të përfitimit nëpërmjet solidaritetit mbarëpopullor për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. Në këto momente, në Lezhë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin ?Rilindje?. Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.?Uniformat blu bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj fenomeneve të tilla abuzive duke nënvizuar se i vetmi kanal shtetëror I vënë në dispozicion për këtë rast është portali Albania dhuron.?Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie. Policia e Shtetit dënon çdo fenomen abuzimi në këto momente kritike për të gjithë dhe ju informon se nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, si dhe në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese është duke punuar intensivisht për kontrollin, monitorimin e vazhdueshëm të situatës, zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore. Ashtu siç është bërë e ditur vazhdimisht nga strukturat shtetërore, i vetmi kanal unik shtetëror për ofrimin e donacioneve apo ndihmave është nëpërmjet portalit e-albania/dhuro.?Policia e shtetit nuk dha informacion për shifrën e donacioneve të vjedhura.