Banesat u shembën për shkak të cilësisë së punimeve! Parametrat të futen një kornizë ligjore! Duhet

2019-12-12 2

Inxhineri Artur Roshi ka deklaruar në studion e Report Tv se shkak për shembjen e banesave si pasojë e tërmetit është bërë cilësia e punimeve dhe materialeve të përdorura. Ai tha se duhet bërë një kod ndërtimi. Ai tha se në fshatra një pjesë e banorëve nuk marrin ndërtues, pasi e quajnë kosto shtesë.

"Marka e çimentos nuk ka qenë e duhura. Edhe betoni ka recetë. Duhet matur masa e ço përbërësi. Nëse këto nuk ndërtohen sipas recetës së duhur, cilësia e betonit është e dobët. Ne duhet të përforcojmë masat në ndërtim. Duhet të kemi parasysh se duke balancuar kostot dhe taksat mund të kemi në zgjidhje. Ashtu si duhet një kod zgjedhor duhet edhe një kod ndërtimi. Kemi projektimin dhe zbatimin dhe pastaj përdorimin. Edhe absorbimi, lagështira duhet të kenë parametra. Këto duhet të futen në një kornizë ligjore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në objekt mbahen kubikët. Ju bëhen prova në laboratore dhe kur i bëhen prova certifikohet sa kg duhet të te jetë. Unë them se duhen parë dhe futur në kornizë ligjore si BE. Kontrolli pallateve qofshin ata të qëndrueshëm duhet bërë një herë në 70 apo 100 vite. Kjo është përgjegjshmëria. Duhet krijuar një regjistër elektronik edhe në raste përmbytjesh. Banorët nuk i drejtohen ndërtuesve sepse e quajnë kosto shtesë", tha Roshi.

Free Traffic Exchange