Presidenti, Stevo Pendarovski, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitorv dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska theksojnë se në prag të anëtarësimit në NATO, vendi do të forcojë përfaqësitë e saja diplomatike e ushtarake pranë kësaj aleance. Zotohen se para Samitit të Londrës, që do të mbahet më 3 dhe 4 janar të vitit të ardhshëm, vendi do të emërojë ambasadorin dhe përfaqësuesin e saj ushtarak.