80 familje në Kavajë nga disa pallate janë evakuuar. Dëmtimet e banesave të tyre janë të tmerrshme. Megjithëse situata është tejet e rrezikshme, banorët tentojnë të futen në shtëpi për të shpëtuar ç?të mundin
Dëmtime jo vetëm në korridoret e brendshme por edhe në muret e jashtme.
Jo vetëm banorët por edhe ekspertët që kanë verifikuar dëmet e shkaktuara që në 21 shtator kanë pritur ndihmë nga kryeqyteti
Por ky pallat tashmë i pabanuar përbën rrezik edhe për shtëpitë që gjenden pranë tij
Në Kavajë të dëmtuarit nga tërmeti duken të pashpresë teksa gjendja e emergjencës, deri tani nuk i përfshin banesat e tyre
Në një tjetër ndërtesë, një prej banorëve merr guximin të tregojë dëmtimet që kanë qenë të jashtëzakonshme.
Në shtëpinë e këtij burri janë kursimet e gjithë jetës
Në një ndërtesë 9-katëshe, e parë nga afër nga ekspertë të bashkisë banorët bënë riparimet në 21 shtator ndërsa tashmë do të duhet të jetojnë diku tjetër
Me duart nga qielli dhe shpresën se dikush do të shkojë pranë tyre në këtë moment të vështirë. në qytetin e Kavajës ka edhe shumë banesa private të dëmtuara.