Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish. 42 janë trupat e pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës e Thumanë, një shifër që e kalon atë të tërmetit të vitit ?79 me 40 viktima, që mbahet mend si më i rëndi.
I fundit u gjet në gërmadhat e hotelit Miramare, në zonën e plazhit.
Janë 17 viktimat në Durrës, 23 në Thumanë, ku janë ndërprerë kërkimet se nuk ka me persona nën rrënoja, dhe 1 person në Lezhë.
Mes tyre janë 4 fëmijë të moshave nga 3 deri në 8 vjeç.
Kërkimet vijojnë në Durrës, në zonën e ish ?Kënetës dhe në lagjen numër 6, ku nën rrënoja ka ende persona të tjerë.
Por lëkundjet e tokës nuk kanë të sosur dhe situata sa vjen e rëndohet. Tërmeti i fundit ishte ai i orës 11 e 52 minuta... i fortë, me magnitudë 5.1 në shkallën Rihter.
Ai i gjeti në punë ekipet franceze të emergjencës, te cilët u detyruan t?i ndërpresin kërkimet në Durrës.
Paniku u shtua pas këtyre lëkundjeve. Qytetarët, ata që kanë mbetur akoma në Durrës, morën makinat për t?u larguar.
Qyteti i ngjan një zonë të bombarduar, me pallate te dëmtuar rëndë në çdo cep të tij, shumë prej të cilëve janë shpallur si të pabanueshëm. Më e dëmtuar është zona e plazhit.
Tërmeti i fundit dëmtoi edhe urgjencën e spitalit të Durrësit, ku po kurohen disa nga 750 te plagosurit, por shërbimi nuk është ndërprerë. Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Ata pak qytetare që kanë ngelur në çadra, thonë se edhe këtu është e papërballueshme.
? Te na çojnë ku të duan...?
Emergjencat civile i lëvizën çadrat nga stadiumi, pasi zona konsiderohet e papërshtatshme dhe i kanë strehuar banorët e ndërtesave të dëmtuara nëpër hotele.
Thirrjet e autoriteteve janë të vazhdueshme, që asnjë banor të mos hyje në pallatet dhe shtëpitë e dëmtuara.