Të tjera lëkundje termeti, Sizmiologu për Report TV: Pasgoditjet janë normale, Tirana nuk rrezikohet

2019-12-12 0

Vetëm pak minuta më parë një pasgoditje tjetër ka rënë në detin Adriatik pranë kepit të Rondonit. Sizmiologu, Rexhep Koci në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se këto pasgoditje janë normale pasi aktiviteti sizmik po vijon.

"5.1 rihter. Ishin të pritshëm për shkak se janë pasgoditje. Nuk parashikohen. Por magnituda nuk ka qenë afër tërmetit të parë. Vetëm tre goditje kanë qenë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël. Ajo zonë është ende aktive dhe do të gjenerojë ngjarje sizmike. nuk ka vend për panik. Magnituda ka qenë shumë larg asaj të parë, kjo është normale. Është e vërtetë që shkakton stres. Por nuk është e thënë se do të ketë gjithmonë dëme. Tirana nuk është e rrezikuar." ka thënë Rexhep Koçi.