#rtvora #oranews
Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i kuvendit Gramoz Ruçi janë bërë bashkë në Vlorë për 28 nëntorin.
Pas përfundimit të ceremonisë për nderimin e viktimave të tërmetit, Meta dhe Rama shtrënguan duart me njëri-tjetrin.
Në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit tha se politika duhet të jetë e bashkuar si asnjëherë tjetër në ditë të tilla.
Ilir Meta: ?Ky është një 28 nëntor tërësisht i pazakontë dhe sigurisht që sot nuk është një ditë për të festuar, por për të nderuar flamurin tonë kombëtar dhe ditën e pavarësisë dhe të krijimit të vendit tonë. Nderimi më i mirë që mund ti bëjmë këtë 28 nëntori është që të vazhdojmë të angazhohemi për të shëruar sa më parë të jetë e mundur plagët e familjeve që janë dëmtuar në një mënyrë të jashtëzakonshme nga ky tërmet dhe të jemi pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ditë por edhe për të shikuar me besim tek e ardhmja që familjet shqiptare të goditura nga tërmeti dhe që po vuajnë pasojat e tij sa më shpejt të fillojnë jetën normale.
Politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështje më të rëndësishme të vendit, të shtetit dhe popullit tonë edhe të bashkëjetesës sonë shoqërore e demokratike. Sot në këto raste duhet të jem dhe jam i bindur se do jetë si asnjëherë tjetër dhe shpresojmë të jetë edhe në jetën e përditshme aq më tepër për të përmbushur një mision atë të integrimit në BE që është aspiratë e të gjithë qytetarëve dhe politikës shqiptare.?
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-shtrengon-doren-me-ramen-politika-duhet-te-jete-e-bashkuar-si-asnjehere-tjeter
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp