Pamjet e shembjes se fabrikes ne Durres nga termeti shkaterrues

2019-12-12 26

Këto janë pamjet rrënqethëse të shembjes së fabrikës ?Pespa Alumin? në zonën e Shkozetit të Durrësit në të gdhirë të së martës më 26 Nëntor, kur vendi ynë u godit nga tërmeti shkatërrimtar 6.4 ballë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e shembjes së fabrikës nga lëkundjet e forta sizmike. Pas goditjeve fatale, edhe kamera e sigurisë pëson defekt për shkak të shembjes së objektit. Në momentin e rënies së tërmetit, brenda fabrikës ndodhej presidenti i firmës, i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja. Për fat të mirë, ekipet e emergjencës mundën ta nxirrnin pas disa orësh në gjendje të mirë shëndetësore. Pranë fabrikës së rrëzuar, është edhe një ndërtesë tjetër që ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i së martës, për të cilin banorët thonë se është në rrezik shembje.