'Një sardele, dy sardele'...momenti më i bukur me fëmijët pas momentit të tmerrshëm të tërmetit

2019-12-12 0

Në fytyrat e tyre nuk ka aspak trishtim! Në mendjet e tyre nuk ka rrënoja, tërmet...është thjesht një fushë e madhe sporti që janë mbledhur të gjithë bashkë dhe e shfrytëzojnë për të luajtur. Në stadiumin "Niko Dovana" në qytetin e Durrësit na vjen kjo pamje fantastike. Punonjësit e Emergjencave Civile, mes tyre edhe vullnetarë luajnë me fëmijët e vegjël.