Komuniteti i biznesit ankohet se këtë vit kompanitë kanë pasur të ardhura më të ulëta që do të rezultojnë edhe me uljen e të hyrave në arkën shtetërore në bazë të tatimeve. Drejtoresha e DAP-it, Llukarevska paralajmëron masa të reja në luftën kundër ekonomisë gri në të cilën bën pjesë një e treta e ekonomisë së vendit.