http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri demokrat Lulzim Basha I ka bërë apel qeverisë që të zbatojë në letër gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mos e neglizhojë me fjalë.
Nga Thumana ku vizitoi banorët e prekur nga tërmeti dhe pa nga afër punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit, Basha e cilësoi gjendjen tepër të vështirë. Ai i bëri apel për solidaritet maksimal për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.
?Dje kam kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria e shpalli sot, më mirë vonë se hic, është momenti kjo gjendje mos mbetet me llafe. Qindra familje pa strehë kanë nevojë për mbështetje reale, nuk mund të qëndrojnë në cadra, për shkak edhe të të ftohtit. Minimalisht 6 muaj këta banorë duhet strehuar nëpër apartamente. Qeveria duhet të marr masa që asnjë familje mos mbetet në cadër. Të merren masa për evidentimin e objekteve ne rrezik, dhe të evakuohen njerëzit kudo që ndodhen, që mos kemi më tragjedi të tilla, duhen masa të menjëhershme për të luftuar shokun që ka kapur shoqërinë kryesisht fëmijët.?