Kerkimet ne Thumane, nxirret edhe trupi i pajete i kryefamiljarit Çupi

2019-12-12 0

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat trupin e pajetë të Hajredin Çupit nga rrënojat e Thumanës. Kryefamiljari ishte lokalizuar nën gërmadha mbrëmjen e së martës, por forcat e emergjencës nuk kishin mundur ta nxirrnin, gjë që është bërë e mundur sot. Ndërsa gjatë mëngjesit të ditës së sotme, nga gërmadhat e pallatit të shkatërruar u nxorr edhe trupi i pajetë i djalit të tij Kelment Çupi. Nga familja Çupi ka humbur jetën edhe bashkëshortja e Hajredin Çupit, ndërsa për fat të mirë ka mundur të shpëtojë djali tjetër i tyre Micol Çupi 30 vjeç, i cili ndodhet tek Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.