Tërmetet/ Rama: Vendos nesër, jeta është pak më ndryshe se gam-gami i përditshëm

2019-12-12 0

Kryeministri Edi Rma është ndalur nga mediat pranë ambienteve të QSUT-së. Kryeministri ndodhej në këto ambiente për të vizituar të plagosurit të prekur nga tërmeti, madje Rama ka dhënë detaje për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

kti formal i gjendjes së jashtëzakonshme nuk është se sjell më shumë sesa ka sjellë i gjithë ky solidaritet. Natyrisht nesër është dita për të menduar të gjitha edhe këtë që po thoni ju, nejse, ju jeni të pafajshëm. Ne do i vlerësojmë të gjithë, por një gjë është e sigurt, këta njerëz do të trajtohen në mënyrë dinjitoze nga strehimi


Kreu i qeverisë u shpreh se numri i viktimave nuk ka përfunduar, pasi ende nuk ka përfunduar kërkimi nën rrënoja, duke paralajmëruar kështu një rritje të numrit të viktimave. Në intervistën e tij Rama vlerësoi ndihmën e dhënë nga aleatët e vendeve fqinjë si edhe vendeve të BE-së. Por Kosova pati një mesazh të veçantë në deklaratat e tij.
?Ka kaluar nata më e keqe që nuk mbahet mend që kur për popullin shqiptar. Fatkeqësisht janë humbur jetë njerëzish. Por kjo ditë ka pasur edhe ngrohtësi shpirtërore nga ato pak jetë të shpëtuara. Kjo ka qenë dita e njerëzve të zakonshëm që me unfiromën e policisë, FA, urgjencës, zjarrfikësve, apo me uniformën e trupave sociale të ardhura nga Kosova që u bënë shëmbëlltyrë e një bashkimi kombëtar në dhimbje dhe sakrificë. Janë të gjithë heronjtë e kësaj dite. Bluzët e bardha që i sulmojmë në ditët me diell, janë në krye të detyrës. Bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus zotin të mos ketë përfunduar as bilanci i jetëve të shpëtuara nga rrënojat, ku ende shpresoj që të marrin frymë njerëz që do t?i nxjerrim?, tha Edi Rama.
Edhe pse në situatë dramatike si kjo e sotmja, Kreu i qeverisë gjeti kohë që të thumbojë edhe presidentin Ilir Meta, teksa i kujtoi sulmin ndaj ambasadave.
?Miqtë e këtij vendi janë ngritur në këmbë me një frymë. Ambasadat që në ditët e fundit i kemi vënë në shënjestër, sot herët na shprehin gatishmërinë e tyre. Qeveria ka bërë maksimumin?, përfundoi fjalën e tij Kryeministri i vendit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH