Termeti me fuqi 9 balle godet Shqiperine

2019-12-12 2

9 ballë ka qenë fuqia e tërmetit që tronditi Shqipërinë në orën 03:55 minuta të mëngjesit të së martës. Epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, në Durrës, por lëkundjet janë ndjerë në të gjithë vendin.

Lëkundjet nuk janë ndalur duke pasuar njëra tjetrën, por intensiteti i tyre ka ardhur në rënie.

Sizmiologët thonë se tërmeti i së martës me fuqi 6.3 të shkallës Rihter është më i fuqishmi që ka goditur vendin dekadat e fundit.

Tërmeti që la pas dëme të konsiderueshme dhe disa viktima sipas sizmiologëve ka patur epiqendrën në të njëjtën zonë aktive që prej tërmetit të 21 Shtatorit.

Tv Klan