http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tërmetet që goditën Shqipërinë mëngjesin e kësaj të marte janë bërë kryefjale edhe në mediat botërore.?The New York Times? shkruan ?Një tërmet I fuqishëm godet Shqipërinë?, duke vijuar më tëj: ?Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, më i forti që ga goditur vendin në dekada, u regjistrua pranë Tiranës?. ?Daily Mail? shkruan: ?6 të vdekur si pasojë e tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë duke shkatërruar ndërtesa, ndërsa banorët vrapojnë nëpër rrugë për shkak të panikut??CNN? shkruan se si pasojë e tërmetit që foditi Shqipërinë kanë mbëtur më shumë se 140 persona të lënduar. ?BBC? i Britanisë së Madhe shkruan se paniku që ka përfshirë qytetarët shqiptarë është i madh.Agjensia e lajmeve ?Reuters? shkruan se ?tërmeti i kësaj të marte që tronditi Shqipërinë ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Disa njerëz janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shembura?Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë është bërë kryelajm edhe në mediat e vendeve fqinje. Skai shkruan se frika që numri i viktimave mund të rritet është e madhe.Edhe ?Ansa? në Itali ka pasqyruar tërmetin e mëngjesit të kësaj të marte. Ndërkohë 30 lëkundje të tjera toke mbi 3 ballë janë regjistruar pas mesnate deri më tani në vendin tonë.Ndërkohë deri më tani si pasojë e termetit që ka goditur vendin tonë kanë humbur jetën 8 persona dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur.