http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë të ditur bilancet paraprake pas goditjeve të forta të tërmetit që goditën vendin.Xhaçka përmes një konference për mediat është shprehur se pas goditjes së fortë të orës 03:54, deri më tani janë shënuar rreth 100 pasgoditje, ndërsa ka shkuar në 7 numri i viktimave.?Është një moment i tmerrshëm, por dua tju them të gjithë shqiptarëve që nuk është moment për të vajtuar por për tu solidarizuar për të kaluar një situatë tragjike dhe të vështirë. Mbi 100 goditje sekondare dhe sipas ekspertëve nuk përjashtohen pasgoditje të tjera. Durrësi dhe Thuma më të goditurit. Në të gjitha godinat e shembura vijon puna e kërkim shpëtimit, por janë operacione të vështira pasi ekziston rreziku që godinat të pësojnë shembje të tjera duke rrezikuar jo vetëm banorët që kanë mbetur nën rrënoja, por edhe grupet e shpëtimit. Deri tani janë 135 të lënduar dhe 12 shtrime ne spitalin e Durrësit 60 të shtruar në QSUT tiranë, por edhe këtu rastet janë duke u shtuar kryesisht nga paniku. janë konfiomruar 7 jetë të humbura. U bëjmë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësin, është një situatë ku duhet të solidarizohemi dhe të ruajmë qetësinë. Mësimi në të gjithë kopshtet, shkollat dhe universitetet është mbyllur dhe është një mundësi që fëmijët të jenë pranë familjarëve dhe studentët që jetojnë në Tiranë të kthehen pranë familjeve të tyre nëpër rrethe.?