Mal" /> Mal"/>
Gjyqtari: Fatmir Xhafaj më ndaloi familjarët se i nxora vendimin për vëllanë në Itali
Malaj akuzoi edhe Fatmir Xhafaj se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm i ndaloi familjarët si hakmarrje, pasi i kishte nxjerrë vendimin për vëllanë lidhur me problemet që kishte me drejtësinë italiane. "I kam bërë ankesë ministrit për ndalimin e familjarëve të mi. Pse e ndalon një familjar të gjyqtarit, kur ne me ligjin që ka miratuar kjo shumicë ka mbrojtje të posaçme, i ndaloi i arrestoi sikur ka bërë Fatmir Xhafaj se unë i nxora vendimin se vëllai i tij ishte dënuar në Itali. Dhe jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. Nuk mund të pranoja të drejtohesha nga një ministër i Brendshëm që vëllanë e ka të dënuar. Le të rrijë ministër Turizmi dhe jo i Brendshëm, përgjegjësia është shtetërore. Ky ministër nuk ka njeri pa arrestuar në familjen time. Vendimi italian ishte në të gjithë Shqipërinë, por asnjë nuk e nxirrte. Ai u dërgua kundër ligjit jashtë shtetit. Por ka një procedurë, pse u ndoq një regjim tjetër për këtë. Cdo njeri që kërkohet jashtë shtetit, ndalohet dhe caktohet masë sigurimi për 40 ditë. Pse nuk u zbatuan ligjet shqiptare. U mor, iku për tërë natën. Ai që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Kur e mban këtu mund të kryhen hetimet të tjera më pas nisur nga deklarimet. Sot policia nuk bën detyrën e vet se nëse ata do të sjellin letrat në gjykatë nuk ka asnjë që të firmosë ndryshe" tha ai.