Rudina - Blerina Kllokoqi Rugova dhe Petrit Kllokoqi, raportin moter e vella! (25 nentor 2019)

2019-12-12 3

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Blerina Kllokoqi Rugova është një stiliste shume e njohur, me bashkëpunime ndërkombëtare duke bërë që brendi i saj të kaloj kufijtë. E ftuar në emisonin ?Rudina?, së bashku me vëllain e saj, Petrit Kllokoqi, ata kanë folur më tepër për marrëdhënien e tyre por jo vetëm.

Blerina ka dalluar gjithmonë me stilin e saj ku ka bërë veshje për Atifete Jahjaga gjatë mandatit të saj, si dhe për Rita Orën në mbrëmjen gala, si dhe muzikantën dhe producenten e njohur amerikane Jon Mack. Gjithashtu Blerina ka veshur, Inva Mulën, Emina Cunmulaj, Ermonela Jaho, por edhe për këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Morena Taraku.

Për marrëdhënine me vëllain e saj shprehet: Unë dhe Petriti kemi qenë shumë të lidhur me njëri tjetrin. Mami gjithmonë për çdo gabim të tijin më bërtiste mua, se më thoshte ti e ke mësuar. Unë e kam pasur gjithmonë krahë dhe ai më ka pasur krah.

Blerina ka dizenjuar fustanin e nusërisë së Elia Zaharia si dhe të Marina Vjollcës. Ku fustani i nusërisë së Elias është cilësuar si më i miri nga Revista Gjermane ?Kurier.at?.

Në shkurt të 2019, Blerina është dekuruar nga presidenti Hashim Thaci me medalje presidenciale, si stiliste shumë e suksesshme brenda dhe jashtë kufijeve.

Në prill të 2019, prezantuesja e famshme amerikane, Joseline Hernandez, është veshur me krijimet e stilistes së njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Blerina ka marrë një dedikim të vecantë nga aktorja me famë botërore Angelina Jolie. Ajo i ka dhuruar një autograf me dedikim disa vite më parë, ku shkruhet ?Me dashurinë dhe respektin tim për Blerinën?

Blerina Rugova ka stiluar fustanet e nusërisë së bashkëshortes së Petriti, Erzës. 6 fustane të vecante ku, një ndër fustanet është filluar në shkurt të 2019 dhe është mbaruar në mars.

Ajo është e martuar prej 10 vitesh me djalin e Ibrahim Rugovës, Mendim Rugovën, ku nga kjo martesë kanë dy fëmije, një djale dhe një vajzë./tvklan.al