Fizikanët pretendojnë se kanë gjetur edhe më shumë prova të një force të re të natyrës.
Gjithçka në Universin tonë mbahet bashkë ose shtyhet larg njëra-tjetrës nga katër forca themelore: graviteti, elektromagnetizmi dhe dy ndërveprime bërthamore. Shkencëtarët tani thonë se kanë parë veprimet e një force të pestë fizike që del nga një atom heliumi. Disa vjet më parë, ata kishin vënë diçka të pazakontë në shkatërrimin e një izotopi të berylliumit.
Tani i njëjti ekip pa një shembull të dytë të forcës misterioze ? dhe vëzhgoi grimcën që duket se e mbart atë. Kjo grimcë është pagëzuar me emrin X17. Nëse zbulimi konfirmohet, jo vetëm që informacionet rreth X17 do të na mundësojë t?i kuptojmë më mirë forcat që e drejtojnë Universin tonë, por gjithashtu ato mund te ndihmojnë ne zgjidhjen e ngërçit te materies së zezë, thotë Koha Ditore.
Attila Krasznahorkay dhe kolegët e tij nga Instituti për Kërkime Bërthamore në Hungari e dyshuan që në 2016-tën se diçka e çuditshme po ndodhte, pasi analizuan mënyrën se si një beryllium-8 i ngacmuar, lëshonte dritë derisa shkatërrohet. Nëse kjo dritë ka energji mjaftueshëm, ajo shndërrohet në elektron dhe pozitron, që largohen nga njëri-tjetri në një kënd të parashikueshëm përpara se të zmadhohen. Bazuar në ligjin e ruajtjes së energjisë, në kohën kur energjia e dritës që i prodhon dy grimcat rritet, këndi mes tyre duhet të zvogëlohet.
Të kundërtën panë Krasznahorkay dhe ekipi i tij. Këndi pati një rritje të papritur. Studimi shumë shpejt, tërhoqi vëmendjen e hulumtuesve të tjerë anembanë globit, të cilët sugjeruan se një grimcë fare e re mund të jetë përgjegjëse për anomalinë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH