Report TV - Spaho del kundër planit anti-KÇK: Tentativë për të bllokuar SPAK e BKH

2019-12-12 0

ELBASAN - Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur nga Elbasani për planin anti-KÇK që propozon kryeministri Rama për luftën ndaj krimit të organizuar ku sipas tij Kryeministri ka pasur kohe 7 vite të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, por nuk mund ta bënte këtë se ka qenë pjesë e kësaj skeme. Sipas nënkryetarit të PD-së e gjitha është një tentative për të bllokuar ngritjen e SPAK-ut dhe Byrose kombëtare të Hetimit (BKH).

?Ka pasur thuajse 7 vite në dispozicion të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, por nuk ka mund ta bënte këtë se ka qënë pjesë e kësaj skeme, . Shqipëria sot është përzierje e oligarkisë, e kriminelëve, e të korruptuarve me pushtetin ekzekutiv që përfaqësohet nga vetë Edi Rama. Për rrjedhojë, cdo përpjekje e tillë nuk është vecse në të vërtetë tentative për të penguar ngritjene Spakut dhe Burose Kombëtare të Hetimit, ose për të vonuar sa të jetë e mundur bërjen efektive dhe luftës reale ndaj këtyre fenomeneve që janë karakteristikë e kësaj mazhorance? tha nënkryetari i PD-së.

Ndërkohë më tej në fjalën e tij numri 2 i partisë Demokratike, u shpreh se PD do të mbështes Presidentin Meta, i cili do t?i drejtohet referendumit me 8 dhjetor për të mbrojtur kushtetutën.

?Është një nga të rëndësishmet. Rreferendumi është forma më e mirë e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Madje kemi pasur shembuj në të shkuarën ne vitin 1994 dhe 1998 kur janë organizuar referendume për të miratuar kushtetutën. Në këtë kuptim cdo insiative për të marrë në konsideratë vullnetin e qytetarëve është i mirëpritur dhe do të mbështetet nga PD."