Një nëndetëse e vogël e mbushur me më shumë se 2,000 kg kokainë sipas BBC-së, dhe 3.000 sipas Reuters, është kapur në Spanjë, thanë burime të policisë.
Ata sqaruan se dy persona u ndaluan pasi ngecën në cektinë në brigjet e Galicias në veri-perëndim të vendit. Një person i tretë arriti të largohej. Të gjithë ata thuhet të jenë nga Ekuadori.
Mediat spanjolle raportojnë se mini-nëndetësja ishte nga Kolumbia dhe policia po përpiqet të verifikojë nëse ajo lundroi gjatë gjithë rrugës nga Amerika e Jugut me lëndën narkotike. Narko-nëndetëset janë përdorur gjerësisht për të kaluar kontrabandë drogë nga Amerika Latine në Sh.B.A. Mjeti lundrues u kap në brigjet e Aldán, në jug-perëndim të qytetit të Pontevedra.
Në muajin korrik, dolën në dritë disa pamje dramatike të rojeve bregdetare amerikane duke u ngjitur në bordin e një nëndetëseje që dyshohej se përdorej për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor. Pavarësisht se në brigjet e Galicias është gjetur dhe në 2006-tën një nëndetëse e dyshuar ?droge?, taktika të tilla konsiderohen relativisht të reja për Evropën.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH