Report TV - Rama: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së

2019-12-12 0

TIRANE- Me konsultimin e ekspertëve izraelit, qeveria shqiptare ka gati paketën ligjore Anti-KÇK për të goditur pasuritë e krimit të organizuar dhe prokurorët e gjyqtarët  e korruptuar që teksa presin të "digjen" në vetting, po i bëjnë favoret e fundit kriminelëve. Kryeministri Edi Rama tha se paketa ligjore KÇK do të ketë bashkëpunimin në terren me partnerët për korrupsionin shtetëror, por edhe në sektorin privat." Do të jenë pjesë e Anti-KÇK inspektorët e Guardia di Finanza dhe FBI", tha Rama.

Kryeministri dha detaje duke thënë se kriminelë të rrezikshëm të cilët i kanë shpëtuar drejtësisë, dhe ka dyshime se pasuria e tij është vënë me lekë krimi, do të duhet të dalë para gjykatës dhe të justifikojë një më një pasuritë e tij. Nëse kjo nuk ndodh, ai do të kthehet në burg për pasuri të paligjshme. Ndërkohë që prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, kryeministri tha se do të preken nga ligji anti-mafie.

Kryeministri Edi Rama në përfundim të prezantimit të paketës ligjore anti-KÇK tha se kush nuk e voton KÇK-në do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist.